E drejtonte prej 5 vitesh, jep dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare

Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Hekurudhës Shqiptare, Ani Dyrmishi.

Dyrmishi është emëruar në këtë post në dhjetor të 2017.

Nuk dihet ende cilat janë arsyet që shtynë Dyrmishin të tërhiqet nga posti, drejtori e ka dorëzuar në ministri letrën e dorëheqjes.

Dyrmishi zëvendësoi në këtë post ish-drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.

Vlen të përmendet se Ani Dyrmishi është aktualisht, që nga viti 2019, kreu i Këshillit Bashkiak Durrës.

Të Fundit