Ndodhemi në njësinë numër 10, në rrugën e Kavajës, pasi zonja Anxhelina Vezuli tregon, se ka një banesë private që në vitin 1960, pranë së cilës është ndërtuar një pallat 7 katësh pa ashensor në vitin ‘97. Por prej një jave, në pallatin pranë saj, ka nisur ndërtimi i një ashënsori nga jashtë, duke i ngushtuar komplet hapësirën para banesës. Leja për ashensorin është miratuar nga drejtoresha e bashkisë Tiranë, Anisa Lila, por nuk janë verifikuar kushtet e zbatimit të lejes.Anxhelina tregon, se ka shkuar në IMT dhe pas verifikimit, mësoi, se me lejen e ashensorit është abuzuar, sepse projekti i paraqitur në bashki, përmban ashensor brenda ambienteve të pallatit.Pas zonjës, në IMT shkon gazetarja e “Stop” dhe drejtori tha, se subjektit të ashensorit iu vu gjobë e iu la kohë për ta prishur strukturën e ashensorit brenda 10 ditësh.Në të kundërt, ashensori do të prishet nga IMT.
- +355 67 220 8888
- [email protected]