Në këtë pjesë të emisionit trajtojmë disa raste humanizmi për njerëzit në fatkeqësi e nevojë.Rejan Elezi është kthyer nga jashtë, pasi kishte probleme me zemrën e frymëmarrjen.
Një veshkë më e zmadhuar, aorta e zemrës më e zgjeruar dhe kanali i lëngut të trurit më i zgjeruar, ishin sinjalet, që jeta e Arsi Xhedikut nuk do të ishte si e të tjerëve. Por familja vendosi të mbante engjëllin e shumëdëshiruar. Në moshën një vjeçare, shpretka dhe mëlçia i krijuan aq problem, sa Arsi pësoi trompozë në kokë. Thirrja e së ëmës për të gjithë shqiptarët, për të ndihmuar Arsin të jetojë si fëmijët e tjerë, u dwgjua dhe u mblodhën 15 mijë dollarë. “Stop” bashkë me “Fundjavë ndryshe” kanë nisur Arsin për kurim jashtë vendit.
Ajlin Kishta, vetëm 7 vjec, vuan nga angiokeratoma e ulceruar me inflamacion kronik. Për pasojë Ajlin nuk fle e nuk urinon dot.Kurimi i saj jashtë vendit kushton 24 mijë euro dhe Ajlin është cuar për kurim jashtë.