E akuzuan se ngacmonte seksualisht djalin me aftësi ndryshe, 40-vjeçari: Po pata faj më varni në mes të fshatit

40-vjeçari me ininciale D.M, ka reaguar pas akuzave se ka ngacmuar një djalë me probleme të shëndetit mendor në Korçë.

Burri ka hedhur poshtë këto akuza dhe është shprehur se është gati që policia ta hetojë, duke shtuar më tej se nëse rezulton fajtor “ta varrin në mes të fshatit”.

“Nuk pranoj asnjë prej akuzave, komshinjtë e mi kanë probleme mendore, jam gati të vijë policia dhe të hetojë gjithçka.

Në rast se vërtetohet edhe gjëja më e vogël mund të më varni në mes të fshatit. Më është dëmtuar imazhi, jam babai i tre fëmijëve që kanë frikë të dalin nga shtëpia sepse ajo familje i godet me gurë. Turp për policinë e cila nuk merr masa dhe dëmton imazhin e një njeriu të thjeshtë si unë”, u shpreh ai.

Kujtojmë se ditën e sotme një 55 vjeçare denoncoi në policinë e Korçës 40-vjeçarin për të cilin tha se katër muaj më parë kishte ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Të Fundit