Policia e Tiranës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase në një autobus të linjës urbane.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. K., 44 vjeç pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, njëra prej të cilave e mitur, gjatë udhëtimit me autobus.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.



