Dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Peqinit, arrestohet drejtori i burgut të Drenovës

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar shefin e Policisë së burgut të Drenovës, Mariglen Kadiu.

Dyshohet se arrestimi i tij ka të bëjë me ngjarjet e fundit ne burgun e Peqinit.

Kujtojmë se Kadiu ka marrë detyrën e Shefit të Policisë në Burgun e Drenovës rreth 8 muaj më parë.

Sipas informacioneve, arrestimi i tij lidhet me ngjarjen në burgun e Peqinit në 15 dhjetor ku Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan.

Mësohet se Mariglen Kadiu, i akuzuar për futjen e sendeve të paligjshme në burg dhe shpërdorim detyre, ka mbajtur më herët postin e drejtorit të burgut të Peqinit, i cili konsiderohet një institucion i sigurisë së lartë për të burgosurit. Por falë një letre të zbardhur ditë më parë, që i ishte dërguar zv. Drejtorit të burgjeve Fehmi Sufaj drejtori i komanduar i Burgut të Peqinit, Kamber Hoxha dhe shefi i policisë së burgut të Peqinit Nikolin Gjonpalaj të cilët theksonin se të burgosurit e kishin kthyer burgun në ‘hotel me 5 yje’.

Të Fundit