Dyshimet për AstraZeneca-n, Rama: S’ka shanse që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin

Nga shkolla ‘14 Shkurti” në Tiranë, ku nisi sot vaksinimi i mësuesve me dozat e ‘Astrazeneca-s’, kryeministri Edi Rama iu përgjigj shqetësimit lidhur me pezullimin e kësaj vaksine në disa shtete.

Rama u shpreh se sasia e ardhur në Shqipëri e ‘Astrazeneca-s’ vjen nga Suedia dhe se nuk ka asnjë shans që kjo vaksinë të shkaktojë situata dramatike për shëndetin.

“Ne kemi një seri tjetër. Anglia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca. Vaksina e AstraZenca-s është vaksina e Oksfordit dhe nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë situata dramatike për shëndetin, por verifikimet që po bëhen lidhen me të kuptuarit e pse-së. Nuk ka asnjë problem për aq sa kohë është një vaksinë që qarkullon”, u shpreh kreu i qeverisë.

Rama kërkoi nga mediat, t’i referohen vetëm burimeve zyrtare duke sjellë në vëmendje edhe luftën tregtare për vaksinat.

Të Fundit