Dy vite nga shembja e Teatrit, Basha: “Të vihen para përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën”

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, Lulzim Basha del me mesazh teksa ditën e sotme bëhen dy vite nga shembja e Teatrit Kombëtar.

Basha thotë se prej dy vitesh teatri është një plagë e hapur në zemër të Tiranës.

Një plagë që sëmbon prej mosarsyeve që e shkaktuan atë dhe që janë të njëjtat me ato që e kanë mbajtur peng vendin këto 9 vite: arroganca, korrupsioni, klientelizmi, paratë e krimit dhe armiqësia e verbër ndaj trashëgimisë kulturore.

Sot ai shesh, i zhveshur dhunshëm nga historia e tij, është një tjetër vijë ndarëse midis qytetarëve që duan një Shqipëri demokratike dhe një pakice që shkatërron, plaçkit, uzurpon një nga institucionet më të shenjta të kombit.

Basha shpreh mirënjohje të thellë për artistët, qytetarët dhe qëndrestarët që nuk u pajtuan kurrë me marrëzinë e një regjimi që sipas tij, dialogun e kryen me fadroma dhe dhunë shtetërore.

Më tej thotë se Gjykata Kushtetuese provoi se beteja në mbrojtje të Teatrit Kombëtar ishte e drejtë dhe tani është koha që drejtësia të shkojë deri në fund, duke nxjerrë përpara përgjegjësive ata që barbarisht sulmuan kulturën, qytetarinë dhe trashëgiminë e përbashkët.

Aty ku ishte, siç ishte”, thotë në mbyllje ish-kreu i PD.

Të Fundit