Dy të huaja humbin jetën në “Qafë Valbonë”, policia gjen trupat

Policia e Tropojës ka gjetur trupat e pajetë të një shtetaseje belge dhe një franceze në “Qafë Valbonë”.

Pasi u mor njoftimi që dy turistet kishin rënë në greminë për shkak të terrenit të thepisur, efektivët nisën kërkimet dhe pas disa orësh u gjetën viktimat.

Për shkak të motit të keq, edhe helikopteri nuk ka mundur të ulet në vendin ku janë gjetur të pajeta turistet

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë, shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, po bashkëpunojnë me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së dy turisteve, bën me dije policia.

 

Të Fundit