Blendi Gonxhja: Ka qytetarë pa arsim 8-vjeçar që nuk dihet se si e marrin patentën

Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor kanë firmosur marrëveshjen për futjen e sigurisë rrugore si kurrikul në arsimin parauniversitar.

Këto dy institucione do të punojnë së bashku për hartimin dhe zbatimin e unifikuar të kurrikulës së re të edukimit për sigurinë rrugore.

Blendi Gonxhja, drejtor i DPSHTRR, i ftuar  në Euroneës Albania, është shprehur se ka persona që nuk kanë mbaruar 8 vjeçaren dhe nuk dihet se si e marrin patentën.

Më tej ai theksoi se me hyrjen e kësaj lënde në shkolla do të luftojnë dhe korrupsionin që bëhet në shkolla.

“Ne kemi një defeçit që vjen nga vite përpara, kemi analfabetizëm, kemi  probleme me marrjen e 8 vjeçares së shkollës së mesme më përpara. Nuk është çështja se si e merr patentën, këtu është çështja se si e merr 8 vjeçaren në shumë raste. Kjo ndërhyrje që në gjenezë do të krijoj një brumë krejt tjetër. Kjo do të jetë dhe një anti-korrupsion”- tha ai.

Të Fundit