Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të firmës ndërtuese që po ndërtonte pallatin ku dy punëtorë, ditën e djeshme, i zuri poshtë ashensori, gjatë montimit.
Dy të lënduarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Mësohet se njëri prej ture është turk.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç.
Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.