Dy miq italianë shtyjnë pushimet në Shqipëri: Çmime të mira, ushqim optimal…

Ia kanë kaluar aq mirë në Shqipëri, saqë vendosën që ta zgjasin qëndrimin e tyre edhe për një tjetër javë. Dy miq italianë që po qëndrojnë në Durrës janë magjepsur nga bukuria e vendit dhe mbi të gjitha nga çmimet mjaft konkurruese në krahasim me ato në Itali.

Piergiorgio De Leonardis, bashkë me shokun e tij tha për “Morning News” të Canale 5 se në Shqipëri kanë gjetur gjithçka që ofron Italia, me ndryshimin e vetëm që në vendin e shqiponjave ua mban xhepi që të qëndrojnë më gjatë.

“Nuk është se kemi gjetur diçka që nuk gjendet në Itali, por këtu pushimet janë të përshtatshme për nevojat dhe xhepat tanë. Tashmë është bërë e vështirë që të mund të bësh pushime kaq të gjata sa ç’po bëjmë me kursimet tona. Përveç bukurive të territorit gjetëm persona mjaft të disponueshëm, mikpritës, vende të bukura, çmime të mira, ushqim optimal, e mbi të gjitha diçka që mund të na pëlqejë ne italianëve, e sidomos atyre që nuk kanë njohuri me gjuhët e tjera, këtu e flasin të gjithë italishten.”

Këtu kam shpenzuar nga 20 deri në 50 euro në ditë. Për çadër dhe shezllone nga 5 deri në 10 euro, pastaj varet nga shërbimet. Një drekë me peshk shkon deri në 15 euro, kurse mishi 10 euro.

Të Fundit