“Dy golat e shpejtë e vranë ndeshjen”, Sylvinho: Një gol na ndau nga vendi i dytë

Shqipëria e mbylli me humbje 1-2 ndaj Ukrainës aventurën në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas takimit, trajneri Sylvinho pranoi se u gabua në këtë ndeshje, por theksoi se një gol mund ta ngjiste ekipin në vendin e dytë në grup.

Ai tha se dy golat e shpejtë e vranë ndeshjen dhe më pas ishte e vështirë që të rikthehej rezultati.

“Dy golat e shpejtë ishin vrastarë. Kjo na ka ndodhur edhe me Çekinë, Duhet të rritemi sepse ky është nivel i lartë ku luajmë dhe duhet të kapim ritmin.
Një vit më parë fituam grupin si të parët dhe shkuam në Europian të gjithë si grup dhe sot kemi gabuar të gjithë si grup.
Ndërsa sot mbyllëm Ligën e Kombeve, në vend të fundit, por një gol vendoste shumë dhe mund të dilnim në vendin e dytë, por i tillë është futbolli. Kjo na bën të përmirësohemi për në vazhdim”, tha Sylvinho.
Ndërsa kapiteni Ardian Ismajli duke analizuar humbjen 1-2 ndaj Ukrainës në Air Albania dhe është shprehur se pjesa e parë ka qenë më e keqja në 3 vitet e fundit për kombëtaren.

Ai kërkon nga të gjithë që ta marrin këtë si mësim në mënyrë që të mos përsëritet më në të shkuarën.

“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.
Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.
Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka”, tha Ismajli.

Të Fundit