Dy fëmijë të braktisur nga nëna, vendimi i divorcit le familjen pa ndihmë ekonomike

Jemi në fshatin Pirg të Bashkisë Maliq, për problemin e zonjës Shyqyrie Lamce, e cila tregon për moszbardhjen e vendimit të divorcit të djalit të saj. Ky vendim është marrë në 1 dhjetor 2023, por pas më shumë se tre muajsh, ende nuk është zbardhur. Shyqyria tregon, se ajo dhe fëmijët e djalit po penalizohen për ndihmën ekonomike, pasi djali punon ndonjë ditë në të zezë, ndërsa e shoqja e ka braktisur atë dhe fëmijët.Ne u ndalëm në njësinë administrative Pirg dhe u takuam me punonjësen e gjendjes civile dhe administratoren shoqërore, të cilat na thanë, se vendimi nuk ka ardhur në njësi, që të bëhet ndryshimi i statusit e më pas të aplikohet për ndihmën sociale. Avokat Klaudi Zholi shpjegon, se afati i zbardhjes së një vendimi, nuk duhet të kalojë 40 ditët, që parashikohen në ligj, në të kundërt kemi të bëjmë me shkelje nga ana e gjyqtarit.

Të Fundit