Rritet numri i rasteve të reja me Covid-19 në Durrës, ndërkohë që brenda 24 orëve janë konfirmuar 7 raste të reja.
Bëhet fjalë për punonjëset e fasonerisë, të cilave iu mor tamponi një ditë më parë, pasi u identifikua një grua 41 vjeçe pozitive që punonte në këtë biznes.
Janë marrë 27 tampone dhe 7 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Së bashku me dy rastet aktive të raportuara më herët, 71-vjeçari dhe 41-vjeçarja, të dy banorë të Plazhit por pa lidhje midis tyre, numri i rasteve aktive në Durrës shkon kështu në 9.