Durres/ Vendimi absurd i gjyqtarit per pronen e Kujtim Huqit!

“Stop” është ndalur në Durrës, për një rast korrupsioni të gjyqësorit me pronat.Kujtim Huqi tregon, se në vitin 2012 ka ndërtuar një shtëpi dhe për këtë i duhej një firmë ndërtimi e licensuar, që do të realizonte punimet.Ai lidhet me firmën e ndërtimit “Qypi sh.p.k”, të cilës i shlyen detyrimet përmes bankës.Pas 4 vjetësh, firma e ndërtimit pretendon, se Kujtimi nuk ka paguar bazën materiale dhe për të përligjur këtë pretendim, falsifikon 3 fatura tatimore.Në gjykatën e shkallës së parë Durrës, cështja po gjykohej nga Vladimir Skënderi, kur seancat u ndërprenë, pasi paralelisht Prokuroria e Durrësit, nisi një hetim për falsifikimin e 3 faturave tatimore. Në fund të procesit, gjykata shpalli fajtor firmën “Qypi”, duke dënuar me 6 muaj burg administratorin e saj. Pavarësisht këtij vendimi, gjyqtari i ngarkoi një gjobë prej 9 milionë lekësh Kujtimit.Absurdi nuk përfundoi këtu. Apeli i Durrësit dhe gjyqtari Tritan Hamitaj, vendosi të rrisë gjobën në 23 milionë lekë.

Të Fundit