Durrës: Tentoi të përdhunojë të bijën adoleshente, lihet në burg 44-vjeçari

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 44-vjeçarin, që akuzohet për tentativë përdhunimi ndaj së bijës 14-vjeçare. Gëzim Ceku u arrestua nga policia për “dhunë në familje” dhe “marrëdhënie seksuale me të mitur mbetur në tentativë”.

Sipas gazetares së Klan News Enkeleda Arapi, ngjarja ndodhi të Shtunën e kaluar në lagjen 15 në Durrës, ku familja ishte vendosur prej pak kohësh dhe jetonte me qira. I arrestuari u denoncua nga bashkëshortja për dhunë verbale, emocionale dhe për tentativë marrëdhëniesh seksuale me të bijën adoleshente, pasi e kishte nxjerrë atë nga banesa.

 

Të Fundit