Numri i personave që vuajnë nga diabeti në Durrës po rritet vit pas viti, por ajo që i shqëtëson më së shumti mjekët, është se kjo sëmundje po kap dhe moshat e reja.
Mjekja Lindita Dedej thotë se rastet janë shtuar kryesisht pas pandemisë së Covid. Sipas saj, është rritur ndjeshëm numri i të prekurve me diabet tipi dy.
Në një aktivitet të zhvilluar në kuadër të ditës botërore të diabetit, mjekët e Spitalit të Durrësit kryen teste të matjes së glicemisë në gjak për persona të ndryshëm.
Ky aktivitet ka si qëllim ndërgjegjësimin e popullatës për t’u mbrojtur nga diabeti. Sipas shifrave zyrtare të Spitalit Rajonal Durrës, në këtë qytet janë të kartelizuar 10 mijë persona që vuajnë nga diabeti, por numri real mund të jetë më i madh.