Durres/ I vjedhin motorrin dhe gjen vete hajdutin, por policia e le te lire-Stop-29 Tetor 2021

Pasditen e 5 tetorit 2021, në lagjen 18 në Durrës, qytetarit Islam Saka i kanë vjedhur motorrin. Në videon, që ka siguruar “Stop” duket qartë skema e vjedhjes deri në detaje. Hajduti i motorrit, Korrado Mile, pasi zbret natyrshëm nga një tricikël i afrohet biznesit përballë motorrit dhe pasi e ruan për disa minuta, i hipën dhe i jep gaz. Islami thotë, se njoftoi policinë e Durrësit dhe efektivët, pasi panë pamjet, nisën kërkimet. Gjatë kësaj kohe Islami bën kërkimet e tij në Kavajë, Elbasan,Nishtulla, Fushë-Krujë e Tiranë.Më pas ndalet në Mëzez, tek lagjia e romëve, ku i gjen shtëpinë grabitësit të motorrit Korrado Mile.E mbajti Korradon aty, duke njoftuar disa herë sallën operative të policisë. Por kur policia u shfaq, Korrado kishte ikur.Islami i drejtohet komisaritati numër 6 dhe OPGj Herman Haka i premton ta kapë grabitësin.Dhe ashtu ndodhi.Por drejtoria e policisë në Durrës e liroi, pasi keqbërësi nuk ishte kapur në flagrancë. Problemi i Islamit është, se Korrado e ka shitur motorrin dhe thotë, se nuk e mban mend, se kujt ia ka shitur.Vec kësaj ai e quan të papranueshme, që e gjeti vetë hajdutin dhe policia e la të lirë.

Të Fundit