Durrës/ Gruaja bie nga ballkoni i katit të katërt në ballkonin e katit të dytë

Një 62-vjeçare në Durrës ka rënë nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5 të qytetit bregdetar. Policia po heton për shkaqet e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:30, në lagjen Nr.5, Durrës, dyshohet se ka rënë që nga ballkoni i katit të katërt ku ajo banon, në ballkonin e katit të dytë, shtetasja N. D., 62 vjeçe.

62-vjeçarje ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të Fundit