Durres/ Bashkejetuesi i gruas abuzon me te bijen me probleme mendore-Stop-6 Prill 2021 – Stop
Të Gjitha

Durres/ Bashkejetuesi i gruas abuzon me te bijen me probleme mendore-Stop-6 Prill 2021

Katerina Kamberi denoncon në “Stop”, se ish-bashkëjetuesi i saj, Ardian Qershija, ka abuzuar seksualisht më të bijën 31 vjecare me probleme të shëndetit mendor.Edhe vetë vajza tregon, sesi abuzonte me të Ardian Qershija, kur e ëma ishte në punë. “Stop” u interesua në Policinë e Durrësit për këtë rast, dhe mësoi, se Ardiani pas denoncimit është arrestuar direkt dhe më pas cështja ka shkuar në Prokurori. Mbetet enigmë mbetet fakti i lirimit të tij pas 3 ditësh.Në prokurori mësuam, se këtë cështje e ka prokurori Gëzim Veizi, i cili ishte me Covid 19.Në një komunikim telefonik me prokurorin, ai u shpreh, se pengesë është bërë një deklaratë e nënës, e cila është detyruar të heqë dorë nga kallzimi. Megjithatë prokuroria nuk e ka marrë për bazë tërheqjen dhe ka vazhduar veprimet. Sapo të kthehet në punë, prokurori Veizi do e procedojë penalisht dhe arrestojë abuzuesin, Ardian Qershija.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *