Durrës/ 37-vjeçari përplas makinën e policisë dhe tenton të nxjerrë armën – Stop
Lajme, Të Gjitha

Durrës/ 37-vjeçari përplas makinën e policisë dhe tenton të nxjerrë armën

Dy persona janë vënë në pranga në Durrës pasi janë kapur me lëndë narkotike në makinë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Nënkalimi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Arian Plaku, Edmond Gjyzeli. Gjatë aksionit u sekuestrua 1.6 kilogramë kokainë dhe një armë zjarri.

Arrestimi i tyre u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës.

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, kanë ndaluar mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Edmond Gjyzeli dhe pasagjer shtetasin Arian Plaku.

Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr lëndë narkotike kokainë. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit Edmond Gjyzeli iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë.

Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit. 37-vjeçari u neutralizua menjëherë dhe iu sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *