Durrës/ 26 të prekur dhe dy viktima. Zbulohet zona më e infektuar.

Durresi eshte qyteti i dyte ne vend, pas Tiranes qe ka numrin me te madh te te prekurve me koronavirus ne vend. Sipas te dheneve deri diten e djeshme ne kete qytet ishin 26 te prekur, nderkohe qe dy prej 15 vitkimave te shenuara ne total, jane nga qyteti i Durresit.

Spitalla e Durrësi është zona më e infektuar në këtë qark,vetëm dje listës së të prekurve ju shtuan plot 11 persona nga i njëti fis, e bashke me te prekurin e pare, bilanci shkon ne 12 te infektuar ne fis.

Bëhet fjalë për një 71 vjeçar i cili para dy ditësh rezultoi pozitiv dhe dyshohet se është dhe shkaku i përhapjes së virusit në katër familjeve të tjera.

Ndërkohë dyshohet se i moshuari e ka marrë virusin nga djali i tij, i cili punonte në një call center në Durrës, e me pas djali ka infektuar edhe nenen. Nga keta e kane marrre dhe te afermit qe jetojne aty prane ose qe kane pasur kontakt me ta Te gjithe banojne ne shtepi private ne zonen e Spitalles.

Të Fundit