Media ka publikuar disa mesazhe që pretendohet se janë gjetur në telefonin e deputetes së Partisë Socialiste dhe kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka dhe Naureda Llagami, kryetare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këto mesazhe, kjo shprehet hapur se dëshiron të kapë Prokurorinë e Posaçme SPAK-un dhe GJKKO-në në dorën e saj. Klotilda Bushka është kushërirë e Ajola Xoxës dhe është nën hetim për pengim të hetimit të SPAK.
Në mesazhet që i përkasin periudhës dhjetor 2023 dhe janar 2024, Llagami nuk e fsheh ambicien se këto dy institucione duhen shkatërruar si institucione nën shembullin e Kroacisë. Madje, për këtë qëllim ajo zbulon se ka nisur dhe të studiojë rastin e Kroacisë dhe Rumanisë.
Në alternativë, ish-kryetarja e KLGJ-së kërkon medoemos që për shkak të faktit që Erion Veliaj dhe Klotilda Bushka e kanë emëruar në atë post, të mundet të paktën të ketë dikë brenda SPAK-ut, qoftë dhe në formën e OPGJ-së. Dhe pikërisht për të realizuar këtë “projekt” të saj, ajo ka gjetur të vëllanë e saj, Lurand Llagami.
Në mos në nivelin “makro”, në nivelin “mikro” rezulton se Llagami, Bushka dhe Veliaj duan të kenë pushtet, apo autoritet të tyrin në SPAK!
Dhe për këtë Llagami kërkon që i vëllai Lurand Llagami, të futet si OPGJ në SPAK.
Për të kuptuar më shumë lexoni bisedat e mëposhtme të realizuar në aplikacionin “Signal”:
BISEDA 16 DHJETOR 2023
Eda (Naureda Llagami): Përveç këtyre, dua SPAK-un në dorën tonë! Fiks! Më punon truri si t’i prish tani. Po lexoj për Rumaninë, Kroacinë.
-Okk! Amon lexo!
Eda (Naureda Llagami): Moj, dua të fus Lurin (Lurand Llagami) te SPAK-u.
-Uuu, poooo!
Eda (Naureda Llagami): Na duhet një rob aty!
-Yessss!
Eda (Naureda Llagami): T’i kërkoj një takim ato…
-Po. Amon se jemi pa njeri hiç andej!
Eda (Naureda Llagami): Po prra. Se po hyri Luri (Lurand Llagami)
-Burri i kësaj!
Eda (Naureda Llagami): Është i omël!