Në mes të qershorit ishim në Vlorë, pasi banorët e rrugës “Hasan Bleta” në zonën e Plazhit të Vjetër, u ankuan për rrugën, që po u ndërtohej.Rruga kishte devijuar nga projekti, nuk kishte të njejtën gjerësi nga fillimi deri në fund dhe nuk kishte trotuare.Banorët kërkuan, që rruga të bëhej brenda standardeve. Pas transmetimit, ne u interesuam tek Fondi Shqiptar i zhvillimit, ku na u tha, se pasi të merret rruga në dorëzim, do i tregohet bashkisë projekti i zbatimit. Jurgen Collaku, Drejtor i Urbanistikës, premtoi, se rruga do të ndërtohet me standarde, trotuare dhe ndricim, dhe do të zbatohen pikëtimet e vijëzuara.Dhe në fakt, rruga “Hasan Bleta” përfundoi në kohë rekord, me puseta, trotuaret, që respektojnë pronën private, si dhe ndriçimin.
- +355 67 220 8888
- [email protected]