Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një inspektim në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), me fokus verifikimin e masave të sigurisë dhe koordinimin institucional për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit gjyqësor.
Gjatë vizitës, Hita u shoqërua nga kryetari në detyrë i GJKKO-së, gjyqtari Erion Bani.



