Një shofer i autobusit Kamëz-Bërxullë përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit.
Ishte një video e kapur nga pasagjerët ajo që e nxorri zbuluar. Mësohet se ai është gjobitur me 15 mijë lekë të reja.
“Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.