Doza e tretë e vaksinës, Brataj: Prioritet ka doza e parë dhe e dytë për të pavaksinuarit

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve po shqyrton nëse në të ardhmen do t’u injektohet një dozë e tretë e vaksinës anti-COVID personave që kanë imunitet të dobët, apo sëmundje të tjera.

Prioritet, sipas z. Brataj, është vaksinimi me dozën e parë dhe të dytë të personave që nuk janë vaksinuar ende.

“Unë personalisht do të këshilloja të ketë sa më shumë vaksinimin të dozës së parë dhe të dytë, pasi më të rrezikuarit janë ata që nuk janë të vaksinuar”, u shpreh z. Brataj.

Doza e tretë theksoi z. Brataj do të fillojë të aplikohet në shtresat më në rrezik, mirëpo nuk ka ende një vendim për fillimin e dhënies së kësaj doze.

Ndërsa, për masat anti-COVID të vendosura nëpër shkolla për nxënësit dhe studentët, Skënder Brataj tha se moshat e pavaksinuara janë moshat nën 18 vjeç dhe moshat e reja, për këtë arsye, këta persona kanë më tepër mundësi për të përhapur virusin, pavarësisht se kanë imunitet më të lartë.

Skënder Brataj bëri me dije se situata epidemiologjike në vend do të vlerësohet në prag të stinës së dimrit.

Të Fundit