Dosjet e Sigurimit/Balla: Berisha ka qenë sekretar i Partisë së Punës

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur ditën e sotme për nismën për ndryshimet ligjore, të propozuar nga Autoriteti i Dosjeve.

Në një deklaratë për mediat, Balla u shpreh se nismat janë depozituar me qëllim heqjen e pengesave për shqyrtimin e pastërtisë së figurës të personave të cilët kanë mbajtur deri tani poste të larta.

“Më lejoni të bëj një përmbledhje të gjithë nismave, bëhet fjalë për një paketë. Në fund të korrikut bazuar në propozimin e ardhur nga autoriteti i Dosjeve është depozituar një nismë nga grupi i PS për dy ndryshime në dy ligje, njëri në ligjin për funksionimin e autoritetit të dosjeve dhe tjera është për Kodin Zgjedhor. Bazohen në propozim e ardhur dhe për të hedhur dritë mbi pastërtinë e personave që zgjidhen nisur nga rasti për një politikan të nivelit të lartë që ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Shqipëri dhe autoriteti ka arritur në konkluzionin se mbi këtë politikan kanë rezultuar dokumenta të reja shtesë dhe për verifikimin e mëtejshëm ka pengesa që lidhen me ligjin aktual.

Në këto 30 vite ka pasur edhe raste të tjera që kanë arritur ti shmangen përgjegjësisë dhe janë ngritur në hierarkinë më të lartë shtetërore.

Natyrshëm që bazuar edhe në eksperienca të tjera dy propozime të tjera duhen bashkëpunuar edhe me elementë të tjerë. Ne kemi një ligj për dekriminalizimin dhe në këtë kontekst juristët e grupit tonë kanë punuar gjatë muajit gusht për të konkluduar edhe në disa shtesa në këtë ligj. Drafti përfundimtar nuk është gati. Me qëllim që personat që rezultojnë të kenë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit, këto fakte duhen bërë publike, por të pamundësojmë vazhdimi e ngjitjes së tyre në karrierë. Dhe të pamundësohet kandidimi i tyre për anëtarë të Kuvendit. Ky është një draft pune.

Për çështjen e non gratës. Është një vendim që është marrë nga SHBA dhe se fundmi nga Britania. I bëj thirrje SPAK që në dritën e akuzave të ngritura, mendoj që është koha e përshtatshme dhe në rastin e Britanisë janë bërë publike edhe elementë korruptivë. Kjo është një çështje që i takon drejtësisë. Nuk mund të adresohet në këtë paketë. Unë vazhdoj të mendoj se Sali Berisha është një përfaqësues i lartë i Partisë së Punës dhe mendoj se në vlerësimin e juristëve të konsiderohet edhe pjesa si sekretar partie. Një sekretar partie, që ky person të vazhdojë të bëjë pis Kuvendin”, deklaroi Balla.

Të Fundit