Dorëheqje e Ardi Veliut?! Rama iu kthehet ashpër protestuesve: Ta harroni! Policia e Shtetit s’merret dot peng! – Stop
Lajme, Të Gjitha

Dorëheqje e Ardi Veliut?! Rama iu kthehet ashpër protestuesve: Ta harroni! Policia e Shtetit s’merret dot peng!

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për protestën kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Rama iu përgjigjet ashpër protestuesve, të cilët pas largimit të Sandër Lleshajt nga Ministria e Brendshme, kërkojnë dhe dorëheqjen e kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, teksa iu thotë se një gjë të tillë duhet “ta harrojnë”.

Sipas kreut të qeverisë, “Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj!”

Reagimi i Ramës:

Kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë se ndryshe do djegin e shkatërrojnë? Ta harrojnë! Gabon shumë kush kujton se qytetaria e ministrit të brendshëm është dobësi dhe harron se ky shtet është i qytetarëve jo i barbarëve! Pushteti merret me votë jo me djegie!

Policia e Shtetit as do merret dot peng, as do lëkundet dot nga politika e vjetër e dhunës e nga dhunuesit e nxitur prej saj! Policia e Shtetit nuk është një polic që vrau e që sot është në duart e drejtësisë dhe kush nuk do të respektojë ligjin do përballet me forcën e ligjit!

Ne nuk do të lejojmë askënd që të rrënojë çka është ndërtuar me mund e me punë të madhe dhe Policia e Shtetit është një nga shembujt e ndryshimit, që vazhdon me mundin e shumë njerëzve çdo ditë! Shantazhet dhe dhuna ndaj policisë nuk kanë lidhje as me lirinë as me demokracinë!

Previous ArticleNext Article

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *