Një zonjë denoncon në ‘Stop” mashtrimin nga ana e një vajze të quajtur Ilda Kërkapi. Në muajin dhjetor Ilda, nisur nga një njohje shoqërore, i ofron zonjës një vend pune si recepsioniste pranë prokurorisë së Tiranës. Ilda u prezantua si Ilda Kraja dhe i tha se, me anë të njohjeve të saj, do t’i siguronte vendin e punës, duke kërkuar 500 euro për këtë nder.Denoncuesja u takua me Ildën dhe i dha paratë, Të dyja gratë konsumuan dhe një kafe dhe Ilda i tregoi marifetet, për punën e re, që do të niste në janar 2021.Por zonja nuk u punësua kurrë dhe nuk i mori paratë mbrapsht.Denoncuesja, pasi kishte dhënë lekët, u fut në internet për të parë, se si mund të punësohej një person në prokurori. Aty njihet me disa informacione, se Ilda Kërkapi kishe mashtruar edhe persona të tjerë, duke u prezantuar si mbesa e ish –kryeprokurorit Llalla.
KLIPET
“Do të mësoj unë kë të synosh për tu ngritur ne detyrë” mashtruesja kërkon 500 euro për një vend pune.

Previous ArticleElisa Spiropali prova për “Dance with me”