“Do te mbys ne lume, do te gropos…” Qytetari me probleme mendore ne gjendje te lire – Stop
KLIPET

“Do te mbys ne lume, do te gropos…” Qytetari me probleme mendore ne gjendje te lire

Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “ Stop” për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54 vjecar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët, se do t’i vriste, ose do t’i mbyste.Rasti i 8 vjecarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik. 54 vjecari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës.Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja crregullimeve të shëndetit mendor. Emisioni “Stop” e referoi këtë rast në Komisariatin e Policisë Dimal, duke bërë një kallzim. Në polici na thanë, se ishin në dijeni të këtij rasti, por nuk kishin denoncim zyrtar.Pas ndërhyrjes sonë, u mor prej mjekut të lagjes rekomandimi, për ta dërguar 54 vjecarin pranë mjekut psikiatër në Spitalin e Beratit, ku konkluduan, se ai vuan nga skizofrenia. Më pas, personi në fjalë u transferua për mjekim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *