Albana Fico emërohet drejtoreshë e QSUT-së

Albana Fico është emëruar drejtoreshë e QSUT-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Në këtë detyrë Fico zvendëson Enkelejd Jotin, i cili u largua nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza pak ditë më parë.

‘Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejd Jotit për punën në këto vite jo të lehta‘- njofton ministria e Shëndetësisë.

Albana Fico ka mbajtur më herët pozicionin e drejtueses të Institutit të Shëndetit Publik. Gjatë kohës së pandemisë Covid-19, roli i Ficos ishte i rëndësishëm për publikun.

Të Fundit