Disa banorë në një lagje të Bashkisë Dimal, ose Urës Vajgurore, iu drejtuan emisionit “ Stop” për ndihmë, pasi fqinji i tyre, një burrë 54 vjecar, po i shqetësonte dhe po kërcënonte fëmijët, se do t’i vriste, ose do t’i mbyste.Rasti i 8 vjecarit në Fier, i cili u masakrua prej fqinjit, ka bërë, që qytetarët të sensibilizohen për këtë rrezik. 54 vjecari, i divorcuar dhe baba i dy fëmijëve, jeton vetëm me të ëmën, pasi familja e braktisi për shkak të dhunës.Prej së paku 10 vitesh, ai ka shfaqur shenja crregullimeve të shëndetit mendor. Emisioni “Stop” e referoi këtë rast në Komisariatin e Policisë Dimal, duke bërë një kallzim. Në polici na thanë, se ishin në dijeni të këtij rasti, por nuk kishin denoncim zyrtar.Pas ndërhyrjes sonë, u mor prej mjekut të lagjes rekomandimi, për ta dërguar 54 vjecarin pranë mjekut psikiatër në Spitalin e Beratit, ku konkluduan, se ai vuan nga skizofrenia. Më pas, personi në fjalë u transferua për mjekim në Spitalin Psikiatrik të Vlorës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]