“Do te besh dashuri me mua?” Gjyqtari i kerkon raport seksual nenes se divorcuar – Stop
KLIPET

“Do te besh dashuri me mua?” Gjyqtari i kerkon raport seksual nenes se divorcuar

Emisioni Stop publikoi ne 8 janar 2019 një histori tronditëse të një nëne të divorcuar, që jetonte në Francë dhe po kërkonte ligjërisht kujdestarinë e vajzës së saj. Gruaja rrëfeu, se ishte përballur me kërkesën për shuma parash, madje edhe raport seksual nga ana e gjyqtarit të Fierit Roland Hysi.Në këtë pikë ajo u detyrua t’i japë 500 euro gjyqtarit Hysi, por ky i fundit nuk u mjaftua, duke i kërkuar edhe seks. Në tetor 2019 Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda njoftoi dënimin e Roland Hysit me 4 vjet e 6 muaj burg, të konvertuar në tre vjet, për shkak të gjykimit të shkurtuar.Por, kur dukej, se drejtësia i kishte mbyllur në këtë mënyrë, hesapet me gjyqtarin Roland Hysi, kreu i ILD-së Artur Metani, i ka kërkuar KLGJ-së shkarkimin nga detyra të Hysit dhe ndërprerjen e marrëdhënieve financiare për të, kërkesë, që u miratua pasditen e së hënës.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *