Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi është përplasur ditën e sotme në seancën plenare me deputetin Kujtim Gjuzi, pasi ky i fundit i tha se në detyrën e Kryetarit është deri më 25 prill.
Në kundërpërgjigje për Gjuzin, Ruçi tha se është deri me 8 shtator, jo me 25 prill dhe i kërkoi të tërheqë mbrapsht atë që tha.
Pjesë nga debati:
Kujtim Gjuzi: 5 milion lekë shkon kurimi anti-COVID jashtë spitalit, Brenda spitalit e dini vetë. Zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje mandati i tretë, mandati i mandati i tretë. Si do i merrni mandatet? Duke mos bërë asgjë? Deri në datën 25 Prill je kryetar ti.
Gramoz Ruçi: Ata more ata. Mu drejtove që si do merret ai mandati i tretë
Kujtim Gjuzi: Nuk kam frikë nga ty unë
Gramoz Ruçi: A sa Kujtim kam kaluar unë. Ti je i fundit
Kujtim Gjuzi: Po le çfarë ke kaluar ti, ke kaluar se të ka falur Sali Berisha
Gramoz Ruçi: Ky parlament ka parë shumë Kujtim, por ti do jesh për mua kujtimi më i fundit që kam njohur në këtë parlament.
Gramoz Ruçi: Merre mbrapsht se nuk më takon mua kjo. The që jam kryetar deri në datën 25. Deri në datën 8 Shtator jam. Do të paguajmë edhe ty deri në datën 8. Ty të paguajnë ata. Nuk kam ndërmend të ngatërrohem se ruaj pastërtinë time.
Kujtim Gjuzi: Do me vjedh prapë, por nuk ke për të vjedhur se do përfundosh në burg. Ja këtu do jemi
Gramoz Ruçi: Po more po! Akti normativ numër 4 Kujtim, për buxhetin e vitit, pa votën e kujtimit pro 83, kundër me votën e Kujtimit, 13 abstenim 3, miratohet
Më tej Ruçi vijon të ironizojë Kujtim Gjuzin duke i përmendur votën kundër.