“Do ngujohesh në Surrel”, Berisha: Rama më bllokoi rrugën për në Kavajë

Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar ditën e sotme me demokratët në Kavajë, ku mbërriti disa minuta me vonesë.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve në këtë qytet, Berisha tha se vonesa ishte shkaktuar pasi i kishin bllokuar rrugën dhe për këtë akuzoi drejtpërdrejtë Kryeministrin Edi Rama.

Ish-kreu i PD i bëri thirrje Ramës që të hiqte dorë nga këto akte, pasi siç tha do ta ngujonte në Surrel dhe të mos ta linte të shkonte në zyrë.

“Kam kënaqësi dhe krenari të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin e Shtetit, Blinken të dërgojë në gjykatën e Parisit çdo provë apo dokument që ka për mua, por ju garantoj se ka zero, zero, zero. Ndaj dhe problemin tim unë e kisha zgjidhur, kisha zgjedhur rrugën dhe këtu para jush dua të them rroftë drejtësi”,– u shpreh Berisha.

Të Fundit