Një qytetar denoncon në redaksinë tonë, se është mashtruar nga Denis Lici, të cilit i ka dhënë 1.1 milion lekë, për të ndryshuar kategorinë e patentës për taksi dhe kamion. Me pretendimin, se kishte njohje, ai i mori paratë dhe më pas u zhduk.Pavarësisht justifikimeve të vazhdueshme dhe premtimeve për kthim parash, vetëm një pjesë e vogël është rikthyer nga bashkëshortja e tij, ndërsa vetë ai mbetet i paarritshëm.



