Djali 8 vjeç mbijeton dy ditë në shkretëtirën e Miçiganit duke ngrënë borë

Një djalë tetë vjeçar i humbur në pyjet e largëta të Miçiganit mbijetoi për dy ditë duke ngrënë borë dhe duke u fshehur nën një trung për strehim.

Nante Niemi u zhduk të shtunën teksa po kamponte me familjen e tij në parkun shtetëror Porcupine Mountains.

Ai humbi ndërsa po ecte për të mbledhur dru zjarri.

Në kërkim të tij u vunë 150 persona të cilët e gjetën poshtë trungut të një peme.

Djali i tha policisë se hëngri borë të pastër për hidratim dhe për të mbijetuar. Ai është ribashkuar me familjen e tij, ndërsa nëna falenderoi të gjithë ata që e gjetën.

Të Fundit