Divorci/ Babai 7 vjet pa takuar vajzen, e ema pengon ekzekutimin e vendimit-Stop-29 Qershor 2021

Elidon Karaj është divorcuar dhe nga martesa ka nje vajzë, që sot është 11 vjec. Ai thotë, se ka 7 vjet, që nuk e takon fëmijën, megjithëse në vendimin e gjykatës, i mundësohet takimi të shtunën e parë dhe të tretë të muajt. Nëna e vajzës refuzon takimin me të atin. Elidoni tregon, se e ka shlyer detyrimin e pensionit ushqimor, por përmbaruesi shtetëror nuk bën dot ekzekutimin e vendimit. Sot cështjen ia ka besuar një përmbaruesi privat. Kamera e “Stop” ishte një të shtunë, kur duhet të ndodhte takimi, por dera nuk u hap e takimi sërish nuk u realizua. Juristi Armando Tragaj shpjegon, se pengimi i ekzekutimit të vendimit të gjykatës është vepër penale, që dënohet me gjobë e deri në dy vjet heqje lirie. Denada Toce, psikologe, shpjegon traumën, që i shkaktohet fëmijës në këtë rast, traumë, që e mbart me vete gjithë jetën.

Të Fundit