Dita Kombëtare e Rinisë, Basha: 30 vjet më parë heronjtë e rinisë ndryshuan fatin e Shqipërisë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Dita Kombëtare e Rinisë, Basha: 30 vjet më parë heronjtë e rinisë ndryshuan fatin e Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të rinjtë në Ditën Kombëtare të Rinisë me thirrjen e tyre: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”.

Basha shkruan se 30 vjet më parë heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.

“E duam Shqipërinë si gjithë Europa!  Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa!  30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë.

Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.  Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!”, shkruan kryedemokrati në një postim në Facebook.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *