Janë diplomuar këtë të premte 66 prokurorë dhe gjyqtarë të cilët kanë përfunduar shkollën e magjistraturës.
Gjatë një ceremonia të mbajtur në lidhje diplomimin e tyre, prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka uruar magjistratët e rinj.
Në këshillën e dhënë të spodiplomuarve, Çela ka nënvizuar se ata tashmë kanë në dorë fatet e njerëzve dhe ndaj duhet të veprojnë me integritet.
“Keni në dorë fatet e njerëzve, ruani integritetin profesional dhe personal”, tha Çela.
Sakaq, drejtori shkollës së magjistraturës Arben Rakipi tha: “Tashmë fillon sfida, do ndjeni trysni, ndërhyrje dhe influencë në punën tuaj, qendrojini besnik ligjit”.