Zjarri në një shtëpi në lagjen Zogaj të Shkodrës i ka marrë jetën pronarit të banesës, 52-vjeçarit me iniciale J.Ç.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 02:10 të mëngjesit të sotëm, ndërsa mësohet se zjarri i rënë aksidentalisht ka djegur plotësisht banesën.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën 52-vjeçari, ndërsa bashkëshortja e tij ka mundur të dalë nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.