“Difenbahya” është lulja e preferuar e Nard Ndokës: Unë e quaj Lulzim Basha

Politikani i njohur Nard Ndoka ka ardhur krejt ndryshe sot në studion e “Rudina”, me një vazo me lule në dorë. Ai tregon se kujdeset shumë për lulet në shtëpinë e tij, bashkë me gruan. Lulja e tij e preferuar quhet ‘difenbahya’, por Ndoka e cilëson Lulzim Basha.

“E quaj Lulzim Basha, është një lule që nuk bën lule”, u shpreh Ndoka në fillim të emisionit.

Kur pyetet se çfarë zgjedh zakonisht kur dhuron lule, ai përgjigjet: Çfarë të na sugjerojë dyqani i luleve! Nuk dhuroj shpesh, me raste të rralla. Ata që dhurojnë lule shumë janë mashtruesa, nuk e ndjejnë.

Përtej batutave, ai thotë se lulet përcjellin emocion duke shtuar se duhet të dhurohen në mënyrën më spontane.

“Është më natyrale kur je në një ambient diku, e këput një lule diku në kopsht në mënyrë krejt spontane dhe e bën si dhuratë. Është gjest emocional, që përkushtohesh dhe me partneren. Ndërsa kur e bën me telefona e porosi, sikur zbehet”, përfundoi Ndoka

Të Fundit