Dhunohet gjyqtari brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës – Stop
Lajme, Të Gjitha

Dhunohet gjyqtari brenda ambienteve të Gjykatës së Vlorës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Në një njoftim zyrtar policia bën me dije se është dhunuar brenda ambienteve të Gjykatës, gjyqtari A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër.

Bëhet me dije se për këtë ngjarje janë arrestuar shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër). Ata akuzohen për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim.

 “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit M. M., 60 vjeç, F. M., 62 vjeç dhe E. M., 64 vjeç (vëllezër), të tre banues në Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në ambientet e brendshme të Gjykatës, kanë kundërshtuar me dhunë, shtetasin A. B., 63 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë”, njofton Policia.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *