Dhunimi i të moshuarës, pezullohen nga puna katër infermieret e azilit në Pejë

Katër infermiere të shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë janë pezulluar nga puna.

Në vendimin e publikuar nga bordi i qendrës për përkujdesjen e të moshuarëve, mësohet se konkretisht janë pezulluar nga puna, infermieret, A.P, A.R, R.K dhe G.N

Mësohet se infermierja A.P u pezullua pasi dhunoi të moshuarë, ndërsa tre infermieret e tjera u pezulluan për faktin se kanë qenë të pranishme në momentin  kur e moshuara u dhunua dhe rastin nuk e kanë raportuar

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse shtëpisë së të moshuarve “Orenda”  kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, ndërsa njëra prej tyre e ka qëlluar me shpulla e shqelma.

Për pasojë është bërë arrestimi i vajzës që ka dhunuar të renë si edhe vajzën që ka bërë videon.

Të Fundit