Lidhur me rastin e gruas së dhunuar nga ish bashkëjetuesi,Gjykata e Rrethit gjyqsor Tiranë caktoi 30 shtatorin, për shqyrtimin e cështjes. Gjithashtu ka një reagim nga ana e Koordinatores vendore kundër dhunës në familje në Bashkinë e Tiranës, Anjeza Bojaxhiu, e cila thotë, se nëna me fëmijët do të vlerësohen për shërbime mbështetëse, këshillim falas, konsulta etj. Edhe Avokati i Popullit me iniciativë ka ofruar mbrojtje ligjore dhe strehim për zonjën. Vilma Shurdha,Komisionere e Seksionit të Përgjithshëm tek Avokati i Popullit, shprehet, se është marrë kontakt me zonjën dhe nisën hetimet ligjore, se si janë ndjekur procedurat. Zonjës i është ofruar konsulence ligjore falas si dhe iu propozua akomodim.
- +355 67 220 8888
- [email protected]