Dje publikuam një rast rrënqethës të dhunës së një prindi ndaj një të mituri.Dhuna makabre kishte ndodhur rreth 3 javë më parë. Gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishte shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në Korcë.Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3 vjecare, pasi e mitura i kishte marrë telefonin.Familjarët iu drejtuan policisë së Korcës dhe kjo e fundit e vuri në pranga gruan e dhunshme.Cështja u hetua nga prokurori i Korcës Julian Kristo, i cili kërkoi vetëm 2 vjet heqje lirie për nënën e dhunshme.Gjyqtari Ervin Sulaj e zëvendësoi masën e arrestit me burg në detyrim paraqitjeje, pa seanca psikologu.Emisioni “Stop” do ta cojë deri në fund këtë cështje, që të gjendet një zgjidhje për 3 vjecaren e dhunuar apo edhe për gruan që mund të ketë nevojë për trajtim.
- +355 67 220 8888
- [email protected]