Detaje të reja janë mësuar rreth arrestimit të 45-vjeçarit, Belul Kokollari që banon në Kosovë, i cili është prangosur në pikën kufitare në Morinë, pasi akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8-vjeçar.
Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, duke iu referuar burime nga policia raporton se ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, kohë kur 8-vjeçari ka shkuar me pushime.
Fëmija, pasi është kthyer në Berat, i ka treguar mamasë për ngjarjen e ndodhur në Kosovë dhe menjëherë është bërë denoncimi në polici. Që nga ky moment, 45-vjeçari u shpall në kërkim ndërsa sot ishte nisur për të ardhur me Berat dhe u kap në pikën kufitare të Morinës.
Gjykata e Shkallës së Parë Berat i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
45-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi bazuar në ekzaminimet mjeko-ligjore, deklaratat e fëmijës dhe të nënës së tij dyshohet se ka kryer marrëdhënie homoseksuale me nipin e tij të mitur 8-vjeçar.
Kokollari mësohet se është arrestuar dhe dënuar në 2020 me 4 muaj burg për plagosje me sende të forta të fqinjës së motrës së tij. Pas daljes nga burgu ai është larguar për të banuar në Kosovë, por vizitonte shpesh motrën e tij në Berat