Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së, Silva Bino, është paraqitur mëngjesin e kësaj të marte në Prokurorinë e Posaçme. Mësohet se ajo ka qëndruar në ambientet e SPAK për rreth një orë.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo ka thënë për mediat vetëm: “Isha për një punë, s’kam asgjë për të thënë”
Kujtojmë se mjekja e njohur ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë. Së fundmi, në këtë ministri ka pasur edhe dy arrestime.
Në pranga për abuzimet me një tender, ka rënë sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistja Luara Shteto.